Liverpooli pas dy humbjeve mezi gjen fitoren

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur t’i kthehet fitores në kampionatin anglez, pasi javën e kaluar pësuan humbjen e parë në sezon nga Manchester City dhe në mesjavë pësuan sërish në garën për kupë në Angli, transmeton Kabllogrami.

Liverpooli ka arritur ta marrë një fitore të madhe në udhëtim te Brightoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të Reds, të cilët dominuan me raste dhe menaxhim të topin.

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara për gol, Liverpooli nuk arriti të tund rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Liverpooli hyri furishëm duke e gjetur golin pas vetëm pesë minutave me anë të yllit Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian shënoi për 0-1 nga penalltia, të cilët e nxori vetë pas një pasimi që mori nga Shaqiri.

Pas këtij goli, Reds vazhduan dominimin dhe rastet, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund u desh të kënaqen me një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 57 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se City në të dytin, ndërsa Brightoni renditet i 13-ti me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Brightoni udhëton te Manchester Unitedi. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment