Liverpooli në ¼ e finales, pasi mposht Bayernin më lehtë se që pritej

Liverpooli ka ecur tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një paraqitje shumë të mirë në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti të fitojë me rezultat prej 1 me 3, më lehtë se që pritej në përballjen e Munichut. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0:0 në Angli.

Ishte Sadio Mane ai që shënoi golin e parë në minutën e 26 pas asistimit nga Van Dijk.

Në minutën e 39 vendasit barazuan shifrat me një autogol nga Matip, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë kur pritej shpërthimi i Bayernit ndodhi e kundërta, Liverpooli shënoi dy herë. Van Dijk në minutën e 69 shënoi me kokë pas krosimit nga korneri të Milner, dhe Sadio Mane shënoi për rezultatin përfundimtar 1 me 3, në minutën e 84.

Liverpooli bëhet ekipi i katërt anglez që siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do me thënë, krejt ekipet angleze të kualifikuara në Champions League, vazhdojnë tutje drejt trofeut. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment