Liverpooli mezi fiton ndaj Crystal Palace

Liverpool ka shënuar fitore jo të lehtë me rezultat 4-3 kundër Crystal Palace, një fitore kjo që i jep epërsi prej shtatë pikëve nga vendi i dytë. Crystal Palace ishin të parët që kaluan në epërsi, por djemtë e Jurgen Klopp në pjesën e dytë kthyen gjithçka në dobi të tyre, transmeton Kabllogrami.

Liverpool ka vazhduar me fitore në Premier Ligën angleze ku sonte kanë mposhtur në Anfield skuadrën e Crystal Palace.

Pjesa e parë ishte anemike për Liverpoolin të cilët nuk arrinin që të gjenin golin, pavarësisht se patën disa sulme.

Ndonëse, skuadra e Jurgen Kloppit arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 4 me 3, megjithatë ishin mysafirët ata që e mbyllën me epërsi pjesën e parë.

Në minutën e 34 Townsendi i dha epërsinë Crystalit, pas asistimit nga Zaha.

Në pjesën e dytë Liverpooli arriti të përmbysë rezultatin. Salahu shënoi dy gola, derisa nga një gol shënuan Mane e Firmino.

Pasi që mysafirët barazuan rezultatin 2:2 në minutën e 65, reagoi menjëherë Klopp duke e futur në lojë Xherdan Shaqirin në minutën e 71 të takimit, gjë që rezultoi me impakt pozitiv për ‘The Reds’.

Milner në minutën e 89 u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga loja para kohe.

Për mysafirët shënuan Tomkins e Meyer, me këtë të fundit që shënoi në minutën e 90+5.

Në vendin e parë Liverpooli ka 60 pikë, derisa Crystal Palace në vendin e 14 ka 22 pikë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment