Liverpooli fiton në premier ligën angleze, Shaqiri përsëri protagonist

Skuadra e Liverpool ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Fulham, në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të premier ligës angleze.

Golin e parë me shënoi sulmuesi Mohamed Salah në minutën e 41 të ndeshjes, gjerësa, Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur në pjesën e dytë, pas një asistimi të mbrojtësit të majtë Andrew Robertson në minutën 53 të ndeshjes, për të vulosur kështu fitoren e Liverpoolit.

Xherdan Shaqiri u vlerësua lart për paraqitjen e tij dhe golin e shënuar pasi morri notën (7,4), për 81 minuta sa qëndroi në fushë. Ky ishte goli i dytë i gjilanasit me fanellën e Liverpool në elitën e futbollit anglez.

Tani Liverpool renditën në vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, dy më pak se Manchester City që kryeson tabelën me 32 pikë. /kabllogrami.com/

Comments (0)
Add Comment