Liverpooli fiton krejt në fund ndaj Evertonit

Liverpool ka arritur tё shёnojё fitore nё sekondat e fundit tё lojёs shtesё me rezultat 1:0 ndaj Everonit, nё derbin lokal tё qytetit tё Liverpool-it, në kuadër të javёs sё 14 Premier Ligës angleze, raporton Kabllogrami

Ka qenë rezervisti Divock Origi, ai që ka shënuar gol nё minutën e fundit tё lojёs shtesё, duke i mundësuar kështu fitoren ekipit të tij, derisa treneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka festuar me emocione tё pakontrolluara, madje duke u futur nё fushё nga gёzimi, bёn tё ditur Kabllogrami.

Xherdan Shaqiri kishte rast të mirë për gol nё pjesёn e parё tё ndeshjes, por portieri i Evertonit intervenoi në mënyrë fantastike.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli renditet në vendin e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City qё prinё nё Premier Ligёn angleze. Ndersa, Evertoni është në pozitën e gjashtë me 22 pikë, 8 pikё mё pak se Tottenhami qё gjendet nё vendin e pestё. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment