Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta shikoj diskursin e Serbisë, sepse sipas Limajt, ata kanë diskurs luftë nxitës dhe i mohojnë krimet që i kanë bërë në Kosovë. Këto komente Limaj i ka bërë në një emision televiziv në Klan Kosova, përcjell Kabllogrami
Objektivi kryesor i dialogut, sipas Limajt, është njohja, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtare. Limaj është zotuar se delegacioni do të jetë i përgjegjshëm dhe transparent.
Limaj ka thënë se Vuçiqin e ka takuar në Hagë dhe në atë kohë presidenti i sotëm serb ja mbushke bokallin me ujë dhe e shërbente me kafe, të akuzuarin për krime kundër njerëzimit – shefin e tij Vojisllav Sheshelin. /©Kabllogrami/