Sezoni i futbollit 2019-20 Ligue 1 në Francë do të anulohet për shkak të pandemisë të koronavirusit.
Të martën, Kryeministri Edouard Philippe njoftoi se ndeshjet kryesore sportive – përfshirë ato që mbahen pas dyerve të mbyllura – nuk do të lejohen përpara muajit shtator të këtij viti.
“Të gjitha ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore … që tërheqin më shumë se 5,000 pjesëmarrës nuk do të mund të rikthehen përpara shtatorit,” tha Philippe, duke folur në Parlament.
“Sezoni 2019/20 i sportit profesional, veçanërisht ai i futbollit, nuk do të mund të rikthehet.”
Asnjë njoftim zyrtar nuk është lëshuar nga Ligue 1 ose Liga Profesionale e Futbollit (LFP) e Francës.
UEFA më parë ka caktuar një afat deri më 2 Gusht 2020 që garat vendase në Evropë të përfundojnë.
LFP kishte vendosur 17 qershorin si një datë të mundshme të rifillimit, ndërsa Federata Franceze e Futbollit (FFF) kishte shpresuar të njoftonte datat për finalet e kupave të meshkujve dhe të femrave në të ardhmen e afërt.
Komiteti Ekzekutiv i FFF kishte vendosur tashmë t’i jepte fund të gjithë futbollit amator në Francë, si dhe kampionateve kombëtare të National 3 dhe National 2.
Renditja aktuale si përfundimtare?
Paris-Saint Germain ishte 12 pikë përpara në vendin e parë në Ligue 1 kur gara u pezullua më 13 Mars.
Nëse pozicionimet aktuale merren për të vendosur si “përfundimtare”, PSG do të shpallet kampione për të tretën herë radhazi.
Në mënyrë të ngjashme, Rennes i vendit të tretë do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve UEFA me vetëm një pikë, përpara Lille.
Atyre do t’i bashkohej Marseja, i cili aktualisht është i dyti.
Reims dhe Nice gjithashtu do të ishin në renditje për futbollin Evropian bazuar në pozicionin e tyre aktual në tabelë..
Sidoqoftë, kjo mund të vlerësohet e padrejtë ndaj Strasburgut, të cilët kanë luajtur një lojë më pak se skuadrat e tjera dhe mbesin vetëm tre pikë pas Nice.
Nimes, Amiens dhe Toulouse do të eliminoheshin nga Liga e Parë.
©Kabllogrami