Liga e Kampionëve: Të jesh apo të mos jesh për Juven e Atleticon  /formacionet zyrtare/

Juventusi është nikoqir i Atletico Madridit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e parë në Madrid, Juventusi humbi me rezultat 0:2.

Pas humbjes në Wanda Metropolitano me rezultat 0:2, Juventusi ka një detyrë shumë të vështirë për ta përmbysur këtë epërsi në Allianz Stadium.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Diego Simeone i kanë gati formacionet dhe taktikat e tyre për këtë takim. Ndeshja fillon pas pak, me fillim në ora 21:00.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic; Ronaldo.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Arias, Gimenez, Godin, Juanfran; Koke, Rodrigo, Saul, Lemar; Griezmann; Morata. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment