Lideri i Koresë Veriore i përgjigjet ‘sefte’ pyetjes së një gazetari të huaj /Video/

Takimi në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Hanoi të Vietnamit, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore.

Të gjithë kanë pritur se do të ndodhë marrëveshja historike në mes të dy liderëve, por ky takim ka përfunduar para kohës së paraparë pasi që nuk është arritur marrëveshje, por vetëm janë përafruar në disa pikëpamje.

Në konferencën për media, Trump ka deklaruar se për shkak të disa mosmarrëveshje nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshje që ishin planifikuar të nënshkruhen.

Kim kishte kërkuar që vendit të tij t’i hiqen sanksionet, derisa Trump kërkonte me që të respektohet denuklearizimi i Gadishullit Korean.

Takimi ka përfunduar disa orë para kohe dhe pa marrëveshje, kurse Kim disa orë më herët kishte folur krejtësisht diçka tjetër.

Lideri Kim Jong-un ka befasuar sot përfaqësuesit e mediave botërore në Hanoi, kur siç raporton AP, për herë të parë i është përgjigjur pyetjes së një gazetari të huaj.

I pyetur nga gazetari David Nakamura i “Washington Post” nëse është i sigurt që mund të arrihet ndonjë marrëveshje me Trumpin, Kim është përgjigjur: “Ende është herët që të flitet për këtë. Nuk dua të prognozoj, por instinktivisht besoj se rezultati do të jetë i mirë”.

Agjencia AP atë që Kim i tha gazetarit e ka cilësuar si “pjesë të historisë” në samitin me Trumpin, kurse Politico si të një deklaratë befasuese. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment