Mbrëmë në parkun e kryeqytetit, në Gërmi, është mbajtur nata e dytë e festivalit “Sunny Hill”.
Në mesin e shumë yjeve, njëri nga reperët shqiptarë i cili ka performuar është edhe Ledri Vula.
Si çdo herë tjetër, 33 vjeçari krijoi një atmosferë të paharruar, gjersa interpretoi disa nga hitet e tij.
I njëjti u mirëprit nga publiku, derisa po vazhdon të mbetet njëri nga artistët më të kërkuar të estradës tonë.
Përveç Ledrit, mbrëmë kanë performuar edhe G4shi, Lumi B, PINT, Buta, Dj Flow Nushi dhe Kida.
Ndërkaq, ky është edicioni i dytë i këtij festivali të organizuar nga ish-anëtari i grupit “ODA”, Dukagjin Lipa, njëherit babai i yllit botëror Dua Lipës, festival i cili këtë vit tregoi nivel të lartë si në organizim, po ashtu edhe me sjelljen e disa nga top artistëve botëror.
Pas këtij niveli të lartë të organizimit, me të drejtë organizatori si dhe të gjithë artdashësit e organizimeve të tilla, presin që ky festival të jetë i përvitshëm. Për më tepër fituesi më i madh në krejt këtë aktivitet është shteti i Kosovës të cilit me këtë festival po i bëhet një reklamë pozitive e jashtëzakonshme. /©Kabllogrami/