Lajm në zhvillim: Ka nisur takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e lartë amerikanë

Ka nisur takimi i krerëve të shtetit të Kosovës me të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët e lartë amerikanë janë pritur në presidencë, në zyrat e presidentit Hashim Thaçi, derisa në takim po merr pjesë edhe kryeministri I Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me disa nga këshilltarët e tij.

Për temat e bisedimeve me zyrtarët e lartë amerikanë si dhe rrjedhën e bisedimeve do t’ju njoftojmë sapo të marrim informata shtesë për rrjedhën e takimit. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment