Lajm i madh: SHBA me vendim pёr ndihmё ushtarake për Ushtrinë e Kosovës

“Me 19 mars 2008, Presidenti George W. Bush nënshkroi vendimin për dhënien e ndihmës ushtarake të ShBA-ve për Kosovën. Ky vendim është ende në fuqi”, ka shkruar deputeti Ilir Deda në faqen e tij zyrtare nё rrjetin social Facebook, pёrcjell Kabllogrami

Kёshtu, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur ushtrinë edhe në vitin 2008, bёn tё ditur Kabllogrami

“Me transformimin e FSK-së me 14 dhjetor, do të krijohen kushtet më të volitshme për rritjen e aftësive mbrojtëse të Kosovës përmes kësaj ndihme ushtarake”, ka shkruar tutje deputeti Deda.

“Transformimi i FSK-së gjithashtu do të jetë gurthemel i përmbylljes së sovranitetit shtetëror të Kosovës”, thotё Deda nё fund tё postimit tё tij. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment