Lajçak ka biseduar me Mustafën dhe Osmanin brenda dy ditëve

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčak ka biseduar me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Prof. Isa Mustafa dhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës Znj. Vjosa Osmani në lidhje me shumë çështje aktuale siç ka potencuar ai në një postim në rrjetin social twitter.

Ai ka shtuar se me Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa kanë biseduar në përgjithësi për situatën politike në Kosovë, luftën kundër përhapjes së COVID-19 dhe poashtu me theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi e që sipas tij kjo mund të qoj drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve dhe do ti kontribont rrugës drejt integrimeve në BE.

Poashtu, gjatë bisedës edhe me Kryetarën e Kuvendit të Kosovës Znj. Vjosa Osmani, Lajçak tha se në fokus ishte tema e dialogut Kosovë-Serbi dhe rikthimi i dialogut sa më shpejtë në mënyrë që sa më parë të vazhdojë perspektiva evropiane për Kosovën.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment