Ky do jetё ‘Mercedes C-Class’ modeli mё i ri, qё s’pritej para 2020

Prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se do t’i bëjë një freskim modeli ‘Mercedes C-Class’’, me stil të ri, teknologji dhe më shumë fuqi, ndërsa tani kanё rrjedhur pamjet dhe po flitet se ka nisur testimet e kualitetit dhe qёndrueshmёrisё, pёrcjell Kabllogrami.

Spiunët e automobilizmit, e kanë kapur këtë Mercedes teksa testohej në rrugë me borë, në një mot shumë të ftohtë.

Shihet qartë se është në fazat e para të ndërtimit, teksa shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk lejojnë të shihet asnjë ndryshim me paraardhësin.

Për momentin mund të thuhet se ka linjat dhe madhësinë e modelit aktual, ndërsa pritet të merren vesh risi tjera së shpejti, lidhur me kёtё veturё. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment