Kuvendi miraton Projektligjin për pagat

Në shqyrtimin e dytë të Projektligjit për pagat e shërbyesve civilë, pas votimit për amendamentet e këtij projektligji, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë mbështetje tekstit përfundimtar, transmeton Kabllogrami.

Projektligji mori 62 vota për, asnjë kundër dhe vetëm një abstenim. E votimi i 77 amendamenteve sa edhe ka ky projektligj, u përcoll me kundërshtime e komente plotësuese, ku pati edhe tërheqje të disa amendamenteve.

Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Projektligjin për administratë shtetërore dhe agjenci të pavarura, dhe Projektligjin për zyrtarët publikë. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment