Kush janë 8 çerekfinalistët e “Champions League”?

Ka përfunduar faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe janë mësuar tetë ekipet çerekfinaliste në edicionin e sivjetmë.

Si rrallëherë në këtë fazë janë katër ekipe angleze, që do të thotë se asnjë ekip anglez nuk është eliminuar deri më tani në Ligën e Kampionëve. Pra, perfomancë mbresëlënëse e ekipeve angleze deri më tani. Nga Anglia janë kualifikuar: Manchester City, Liverpool, Tottenham e Manchester United.

Derisa 4 ekipet tjera të kualifikuara janë:

Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) e Ajax (Holandë) që kompletojnë katër çerek finalistët tjerë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment