Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen sot për të nënshkruar marrëveshjen finale për koalicionin qeverisës, ku nga 12 ministri të dakorduara që parë, pritet t’i ndajnë mes vete nga 5 sosh, derisa nga një ministri pritet t’u jepet serbëve dhe minoriteteve tjera, raporton gazeta online Kabllogrami.
Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është dakorduar në tërësi programi qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura, e po ashtu edhe sa i përket kabinetit qeverisës, sipas të cilëve do të ketë 12 ministri.
Krahas kësaj, është raportuar se pesë ministri do i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, pesë Lidhjes Demokratike të Kosovës, një minoritetit serb dhe një për minoritet tjera.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se përfundimisht kanë harmonizuar 100 % programin qeverisës, derisa sipas burimeve të gazetës takimi finalizues për nënshkrimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse pritet të zhvillohet sot në orën 14:00 në zyrat e Kuvendit të Kosovës. /©Kabllogrami/