Kurti: Aeroporti i vjetër i Prishtinës do të shndërrohet në terminal doganor

Gjatë vizitës së tij në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kryeministri në detyrë tha se Qeveria e Kosovës ka në plan që ta funksionalizojë ndërtesën e aeroportit të vjetër, për shfrytëzim nga ana e Doganave të Kosovës si terminal doganor.

Ai më tutje shtoj se “Objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës në mënyrë që doganierët e regjionit të Prishtinës të vinë këtu dhe terminali doganor siç është normale, të jetë jo vetëm në shtet por edhe i shtetit”, tha Kurti.

Përndryshe me ndërtimin e terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, terminali doganor pati mbetur i pa shfrytëzuar dhe rrjedhimisht jashtë përdorimit institucional. Kjo me gjasë pritet të ndryshoj sipas Kurtit i cili poashtu deklaroj se “Duhet të ja fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë që është edhe gjeografikisht në mes të Kosovës për të vazhduar pastaj me atë në Mitrovicë dhe Vërmicë. Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër në detyrë, ministri i Financave, shprehim interesimin tonë që një kohë sa më të shkurtë ta funksionalizojmë këtë ndërtesë që ka edhe energji elektrike, punojnë edhe kamerat, për terminalin doganor të shtetit tonë”, tha ai.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment