Festivali i muzikës “Summertime Ball”, i cili mbahet çdo vit në Londër në të shtunën e dytë të muajit qershor, mblodhi emra të mëdhenj të muzikës në stadiumin Wembley. Ndërsa, mes tyre ishin edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Ava Max.
Takimi i dy këngëtareve u bë në prapaskenat e festivalit, ku të cilët ndanë me fansat momentin e takimit.
Në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtaret publikuan fotografinë ku Max shkruan për Orën: “E dua këtë vajzë”.
Është bukur të dëgjosh e të shohësh kur yjet me gjak dhe prejardhje shqiptare kanë arritur famë globale dhe për më tepër e mbështesin njëra-tjetrën në përpjekjet e tyre drejt sukseseve profesionale. /©Kabllogrami/