Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të mbetet opsion

Charles Kupchan, që thuhet se u ka shërbyer dy presidentëve amerikan, ka thënë se çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë duhet të mbetet si opsion në tryezën e bisedimeve midis dy vendeve.

“Çështja e shkëmbimit të territoreve mendoj se duhet të mbetet pjesë e tryezës së bisedimeve, thjesht sepse ofron mundësi potenciale për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në këtë mënyrë e sqaron rrugën për vendet e Ballkanit që të integrohen në BE  e NATO”, ka thënë ai në RTK3.

“Me të vërtetë nuk dua ta shoh Kosovën të penguar nga Serbia si një vend normal ku nuk e merr pozitën e vet. Heqja dorë prej veriut e marrja e një pjese të Luginës do ta zgjidhte problemin do të duhej të ishte një prej opsioneve në tryezën e bisedimeve”.

Analizojeni diskursin e këtij të dërguari nga Bolton që ishte kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës: “Heqja dorë prej veriut (do me thënë krejt veriut) e marrja e një pjese (një pjese – do me thënë disa fshatra) të Luginës do ta zgjidhte problemin”. Disproporcion i tmerrshëm në kilometra katror, po hajt se shqiptarët e ‘hajn foren’ pasi t’u bëjmë presion jo parimor.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të theksohet se Kosova e ka mirëmbajtur shpirtin multietnik dhe serbët kanë gëzuar siguri. “Por nëse shkëmbimi do të sillte paqe në rajon, është vështirë të thuhet, por do të avanconte prospektet për paqe, duke krijuar normalitet mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Kupchan. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment