Kujdes! Mos instaloni “WhatsApp Gold”, është virus

Një nga mashtrimet më të vazhdueshme që ka filluar të qarkullojë përsëri për aplikacionin e njohur të mesazheve, WhatsApp, është se ekziston një version i fshehur premium i quajtur “WhatsApp Gold”.

WhatsApp, e cila është në pronësi të Facebookut, shkarkohet falas në Google Play ose Apple Store. Por dy vjet më parë, mashtruesit filluan të sugjeronin se kishte një përditësim të fshehtë për WhatsAppin, i cili u jepte përdoruesve disa opsione më shumë.

Në fakt, ata donin t’i mashtronin që të shkarkonin malware-in (virusin i cili ka për qëllim të dëmtojë ose të çaktivizojë kompjuterët apo sistemet kompjuterike). Mashtrimi u zbulua nga mediet, por vijon të shfaqet herë pas here duke i treguar përdoruesve se kanë sjellë të përditësime të reja.

VërejtjeNëse ju vjen ndonjë mesazh për përditësimin e WhatsAppit në version ‘Gold’, thjeshtë injorojeni dhe fshijeni menjëherë./oranews/©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment