Kryetari i Kuvendit mbledh nesër Kryesinë, caktohet seanca e parë e vitit

Kuvendi i Kosovës pritet që së shpejti të nisë punimet e sesionit pranveror. Për këtë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thirrur nesër në mëngjes mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për nesër, në orën 08:30 mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku do të caktohet seanca e parë e sesionit pranveror parlamentar”, thuhet në njoftim nga zyra e Kryekuvendarit të Kosovës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment