Kryesia e Kuvendit thirr seancё të mërkurën për ‘dialogun me Serbinë’: A do hidhёrohet PSD-ja qё si kusht kishte vёnё ditёn e hёnё!

Pasi Qeveria e Kosovës aprovoi pak pёrpara projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë tё diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, pёrcjell Kabllogrami

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën me fillim prej orës 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për dialogun me Serbinë. Këtë e konfirmoi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Partitё opozitare para tre ditësh Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment