Kryeqyteti shpall tender “për pritore të autobusëve”

Premtime të mëdha janë dhënë për funksionalizmin e jetës në kryeqytet dhe lehtësirat e prekshme për qytetarët e Prishtinës në shfrytëzimin e të mirave infrastrukturore dhe hapësirave të gjelbërta, përfshi planin e mobilitetit nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Se investimet që i parasheh ai nuk janë realizuar, vërehet lehtë në qytet me gjendjen e njëjtë, sidomos në transport publik.

Sa herë që bie shi në shumë pjesë qytetarët duhet të presin autobusin në shi, në mungesë të pritoreve, raporton emisioni “038” i KTV-së.

Por kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se reforma në kryeqyet që propozohet me plan të mobilitetit nuk mund të bëhet shpejt. Ai tha se për pritore të autobusëve tashmë ka dalë tenderi.

Ahmeti ka thënë se aktualisht janë në bisedime me operatorët privatë dhe se të gjithë autobusët në Prishtinë do të kenë një ngjyrë.

Plani i mobilitetit propozon që nëpër stacione autobusësh të ketë edhe tabela informuese me orar të autobusëve dhe qarkullim të tyre. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment