Kryeparlamentarja Osmani takohet me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet akutale politike në vend dhe për menaxhimin e situatës në lidhje me pandeminë COVID-19.

Në një postim në Twitter shkruan se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe çështjet lidhur me zbatimin e ligjit.

“E lumtur t’u rikthehemi takimeve të rregullta (në distancë sociale) me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, pas mbajtjes së tyre në formë online javëve të fundit. Diskutuam për zhvillimet më të fundit rreth coronavirusit dhe zhvillimet politike, çështjet lidhur me zbatimin e ligjit dhe si mund të ndihmojmë të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

@Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment