Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar në lidhje me takimin me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Kadri Veseli deklaroi se takimi ishte “tejet konstruktiv dhe diskutuam për sfidat që na presin gjatë këtij viti”.
“Ne do të punojmë bashkë që vendimet e institucioneve të Kosovës, për procese të rëndësishme, të jenë në interes të qytetarëve tanë dhe në koordinim të plotë me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë”, tha Veseli.
“Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë”, potencoi ai. /©Kabllogrami/