Kryeministri Haradinaj, në një intervistë për rtk2 në gjuhën serbe ka thënë se mendon se kjo që po ndodhë tash është pasojë e asaj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka shkuar në drejtim të gabuar, raporton Kabllogrami
“Tash po flitet për gjithçka, kurse ne e dimë se askush nuk është i lumtur me këta kufij në Ballkan. Secili vend në Ballkan do të ndryshonte diçka. Hapja e çështjes së kufijve do të hapte të kaluarën, gjë që nuk është në rregull dhe unë jam njëri nga ata që e kam përjetuar këtë, si edhe familja ime, prandaj kurrë nuk do të doja që këtë ta përjetojnë as shqiptarë, as serbët dhe askush tjetër. Nuk i kuptoj lojërat rreth kësaj. Kjo është një lojë e ndyrë nga kushdo që është i implikuar në të”, tha Haradinaj.
Më tej, kryeministri ka thënë se nuk do të vijë deri te ndryshimi i kufijve.
“Të gjithë ata që janë seriozë dhe mendojnë për stabilitetin e Ballkanit nuk do të hynin në një lojë të tillë të ndyrë, sepse e dinë çka do të thotë kjo. Stabiliteti i Ballkanit është i rëndësishëm për Amerikën dhe Evropën, e vetmja ndoshta Rusia do të ishte e interesuar për ndonjë kaos, por kjo nuk do të ishte mirë për askënd. Veçmas jo për neve që jetojmë këtu”, përcjell Telegrafi prononcimin e kryeministrit pёr rtk2.
“Presidenti Vuçiq do të donte ta rrëzojë qeverinë time, sepse nuk po e përkrahi ndarjen. Kjo do të thotë se ndoshta do të kishte disa partner në Kosovë, por ka edhe shumё serbё qё janё kundёr ndarjes dhe nuk besoj se ky është qëndrim i krejt Listës Serbe, si dhe nuk janë të gjithë (serbёt) nga veriu, por ka edhe nё pjesёn qendrore tё Kosovës” ka thёnё kryeministri pёr rtk2. /©kabllogrami/