Kryeministri i Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Ai foli rreth draft-dokumentit për Kosovën të Këshillit të Ministrave të BE-së që u publikua sot.
“Është mirë të bëjmë një dallim për këtë natyrë të të dalurave, pra janë konkluzione, dhe asnjë nga këto nuk janë vendime”.
Haradinaj kritikoi mediat në veçanti Televizionin Klan Kosova që sipas tij janë ngutur të shkruajnë për konkluzionet si vendime negative për viza.
“Nuk është e vërtetë që është marrë vendim negativ, sa i përket liberalizimit gjendja është korrekte. Në konkluzionin e Këshillit të Ministrave, raportohet për procesin prej kur është fillu deri sot”.
Kryeministri u shpreh se për me u marrë vendimi duhet me hy në agjendë.
“Në konkluzione kemi hy, duhet të hyjmë në agjendë dhe ky konkluzion duhet të shihet si sukses për Kosovën sepse Këshilli është duke e konsideru marrjen e vendimit për viza”, u shpreh Kryeministri Haradinaj. /©Kabllogrami/