Kryeministri në Vjenë, kërkon që liberalizimi i vizave të hyjë në agjendë të BE-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa gjatë takimit me kancelarin Sebastian Kurz ka kërkuar që liberalizimi i vizave të futet në agjendën e Bashkimit Evropian, gjegjësisht të Këshillit të Ministrave, pasi Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE, raporton Kabllogrami

Haradinaj theksoi se përveç të drejtës për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit

“Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke”, ka njoftuar Haradinaj pёrmes Facecook, transmeton Kabllogrami.

“I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2”.

“Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE”, ka shkruar tutje Kryeministri, nё faqen e tij zyrtare nё Facebook, transmeton Kabllogrami. /©kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment