Kryeministri nё panair – prodhuesve vendorë: Mos e keqpërdorni taksёn të për t’i ngritur çmimet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapjen e edicionit të 17-të të panairit të produkteve bujqësore, agroindustriale dhe tregtisë inverse ”Prishtina 2018”, tha se taksa e vendosur prej 100% për produktet serbe, nuk duhet të shihet si rast për të përfituar nga ngritja e çmimeve, por për të rritur prodhimin dhe cilësinë, raporton Kabllogrami

“Edhe pse ende në fillim, taksa ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendor”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se këto zhvillime duhet të sjellin edhe rritjen e bruto produktit vendor, rritjen e numrit të të punësuarve dhe njëkohësisht tё kompensohet tatimi që e humb buxheti i Kosovës me zvogëlimin e importit nga Serbia dhe Bosnja.

Sipas një komunikate për medie, Haradinaj, po ashtu, tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj CEFTA-s, “por vetëm si palë e barabartë dhe ndihet i lumtur që Qeveria ka përmbushur obligimet e saj që ndërlidhen me protokollin e 5 të CEFTA-s dhe ka reflektuar pozitivisht marrëveshjen që ndërlidhet me protokollin 6”.

Në këtë panair të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, marrin pjesё 36 kompani nga Kosova derisa Haradinaj u zotua se do të inkurajojë bizneset e Kosovёs pёr shtimin e prodhimit tё produkteve vendore, e me kёtё edhe zvoglimin e nevojave pёr importe. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment