Kryeministri mesazh komandantit të FSK-së: Kryeje punën tënde, nëse nuk mundesh ka djem të ri

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar komunikimin e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama me presidentin Hashim Thaçi se ekziston mundësia që SHBA-ja të mos dhurojë 12 milionë euro mjete për FSK-në. Ka thënë se Rama duhet të dijë se është komandant dhe nuk i bën mirë që del shpesh në media.

“Për Ramën, e respektoj, por ai duhet të dijë se është komandant i ushtrisë. Sa më pak që bëhet subjekt i mediave është më mirë. Nëse ai mendon se është zor ta mbajë ushtrinë, ka djem e vajza të reja që mund ta bëjnë këtë”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

“S’ka nevojë të dalë kaq shumë në media. Ka zëdhënës ministria e tij, ka zëdhënës ushtria e tij. Komandanti le të punojë. Kemi komunikim konfidencial. Anulohen vizita e shpeshtohen. Janë procese të jetës. Po e kuptoj pse po bëhen kaq zhurmë. Po i siguroj të gjithë këta që mendojnë se ruhet miqësia duke vepruar kështu, po e dëmtojnë miqësinë. Nuk u patëm mërzitur fare kur deshëm ta rrëzojmë Specialen edhe kur Amerika na thoshte mos, s’mërziteshim fare. Tash logjika se duhet të rritet presioni mbi qeverinë e vet për taksën me alarmin dhe ekzagjerimet që po bëjnë do t’ju kthehet keq të gjithëve të involvuar. Ushtroj profesionet e mija në bazë të Kushtetutës. Kjo është detyra ime”, ka thënë Haradinaj. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment