Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Kosova në raport me numrin e banorëve, është territori me numrin më të madh të luftëtarëve të Shtetit Islamik në botë.
Mendja e prishur e kriminelit dhe përkrahësit të gjenocidit serb ka ardhur te ky përfundim, për të dobësuar dhe lënduar Kosovën: “Me përqindje, kanë numër më të madh të vrasësve se iranianët e sirianët. Ata pas kalifatit kthehen dhe paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, deklaroi Vulin për “Kurir”.
Vulin, po ashtu, ka komentuar paralajmërimin e mëparshëm nga Ambasada amerikane në Prishtinë për shtetasit amerikanë në lidhje me mundësinë e sulmeve terroriste në Kosovë.
Në paralajmërimin e Ambasadës thuhej se gjatë stinës së verës masat e sigurisë mbeten në nivel të lartë për shkak të kërcënimeve nga organizatat terroriste dhe pjesëtarëve me ideologji ekstremiste.
“Nëse SHBA-ja dëshiron t’i mbrojë shtetasit e saj dhe banorët e Ballkanit, le të bëjnë gjithçka që të mos krijohet dhe të mos armatoset e ashtuquajtura ushtri e Kosovës. Të kthyerit nga lufta e Sirisë do të jenë kërcënim më i vogël se terroristët shqiptarë të armatosur nga radhët e UÇK-së”, theksoi Vulin.
Kriminelit Vulin mbetet vetëm t’ia kujtojmë se ambasada e SHBA-së nuk u sulmua kurrë në Prishtinë por në Beograd që vazhdon të mbetet qerdhe e kriminelëve serb të luftërave të fundit në Ballkan të udhëhequra nga fashizmi institucional serb. /©Kabllogrami/