Krimineli serb Millovan Drecun: Shqipëria po e anekson Kosovën

Ish gazetari ushtarak serb qё gjatё gjithё luftёs nё Kosovё ka qendruar nё Kosovё me njesitet ushtarake tё okupatorit serb Millovan Drecun dhe i cili pёrflitet se ёshtё dёshmitar i gjallё i krimeve serbe kundёr njerёzimit mbi popullatёn civile nё Kosovё dhe bashkёautor nё ato krime, tash i rehabilituar si zyrtar i lartё i Vuçiqit, i paska dalё rendi tё flasё pёr menagjimin e integruar tё kufijve Shqipёri – Kosovё. Krijimin e pikave të përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë ai e ka quajtur heqje kufijsh ndërmjet dy vendeve, transmeton Kabllogrami.

Lidhur me këtë ai paska thënë se “këta janë hapa që shpien në aneksimin e pjesës së territorit të Serbisë nga Shqipëria”. Sikur tё ishte njeri e jo kriminel, ai do tё publikonte dёshmi mbi krimet makabre tё okupatorit serb gjatё luftёs nё Kosovё, e jo t’i fshehё ato dhe tё pёrzihet nё punёt e brenshme tё shteteve tjera dhe tё mirret me punё qё s’i takojnё.

“Ky është hap që tregon se ata po punojnë për këtë dhe dëshirojnë që gjithë bashkësinë ndërkombëtare ta vënë para aktit të kryer – ja, ne, hap – pas hapi, po e krijojmë Shqipërinë e madhe dhe askush nuk po reagon që do të thotë se ky nuk është problem i madh. Dhe kur të bëhen llogaritë, një ditë ata do të thonë: ‘E pra, për çfarë të bisedojmë tjetër? Ja, Shqipëria e madhe ekziston’”, citon “blic” i Beogradit të këtë thënë kryetari i të ashtuquajturit këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Drecun.

Ai ka shtuar se Serbia do t’i bëjë të gjitha që në planin diplomatik të tregojë për këtë rrezik.

“Në të kundërtën do ta kemi situatën që bashkimi të ndodhë e që do të thotë se kufiri ndërmjet Shqipërisë e Serbisë do të jetë në Jarinjë e Merdar”, parashikon krimineli Drecun. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment