Krimineli i luftës dhe i paqes – Ivica Daçiq, i cili në vend se të ishte në burg për krimet e kryera kundër njerëzimit ndaj jo serbëve në procesin e shpërbërjes së ish RSFJ-së, tash dhunon paqen duke qenë ministër i jashtëm serb, ka thënë se ish-administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po e pengon arritjen e një kompromisi për Kosovën.
Ai këto deklarata i ka bërë teksa ka folur për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, duke thënë se prapa një gjëjë të tillë qëndron gruaja e Bill Clintonit, Hillary, dhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, figura këto që kanë qenë në pushtet gjatë kohës kur është bombarduar Jugosllavia.
Ai i ka thënë “Vercenje Novostit’, se ato janë njerëzit që po e drejtojnë agresionin kundër Serbisë, për të pasur një spastrim të dhunshëm në Kosovë.
Krimineli Daçiq beson se këto qëndrime të ish-administratës amerikane po e pengojnë Donald Trumpin në rrugën për të arritur një marrëveshje finale dhe të pranueshme për Kosovën.
Siç shkruan mediumi serb, Prishtina zyrtare e ka falënderuar familjen Klinton për më shumë se dy dekada, ndërkohë kanë treguar se edhe një butik në Prishtinë mban emrin e Hillaryt, ndërsa një bust i Klintonit është vendosur në Prishtinë.
Hillary Clinton dhe Madaeiline Albright pritet që të vijnë në Prishtinë për të shënuar 20 vjetorin e ҫlirimit të Kosovës me hyrjen e forcave të NATO-s më 12 qershor, dhe si duket kjo i ka penguar kriminelit Daҫiq, pasi që ndërhyrja e NATO-s pengoi planin gjenocidial serb për vrasjen dhe dëbimin final të shqiptarëve autoktonë nga Kosova. /©Kabllogrami/