Ka nisur takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me dy bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator në bisedime me Serbinë, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. Mediat janë lejuar vetëm të marrin as pamje, njofton Kabllogrami
Pas kёtij takimi pritet tё mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, pёr siç ёshtё thёnё, ndarjen e buxhetit për Ekipin Negociator.
Tё premten me votat e “pozitёs+”, pra me votat e Partisë Sociale-Demokrate, që deri sё fundmi konsiderohej parti opozitare, ka kaluar buxheti i vitit 2019, i paraparё të jetë në vlerë prej 2.3 miliardë euro.
Nga kushtet e PSD-së, pёr çka ajo dha votën e deputetëve të saj për buxhetin e vitit 2019 ishte qё “Ligji për dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra pёr sot, me datën 24.12.2018”. /©Kabllogrami/