Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, gjatë një interviste për mediat greke ka thënë se largimi i Bushatit ka lidhje me qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, transmeton Kabllogrami.
“Ditmir Bushati, për mendimin tim, nuk u largua nga kabineti sepse qëndroi gjatë në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës. Me pak fjalë, ai ishte kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kotzias, transmeton “Oranews”.
Ndër të tjera Kotzias ka vlerësuar rolin e Bushatit në dialogun mes Tiranës dhe Athinës për paktin detar. Por gjatë intervistës shton se pavarësisht se kush ulet në karrigen e ministrit, Greqia kërkon të mbajë raporte të mira me Shqipërinë.
“Bushati ishte një ministër tepër i guximshëm dhe i vendosur, dhe një nga më seriozët që ka negociuar me Greqinë. Bushati ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat me shtetin grek. Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese. Problemi i dytë. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë”, tha më tej ai.
Presidenti Ilir Meta ka stopuar hё pёr hё dekretimin e shkarkimit tё Ditmir Bushatit dhe emërimin e zëvendësuesit tё tij me origjinё nga Kosova Gent Caka, duke u thirrur nё afatin qё ja lejon kushtetuta pёr njё gjё tё tillё. /©Kabllogrami/