Rreth 11 mijë bileta janë shitur brenda një ore për ndeshjen ndërmjet, Kosovës dhe Bullgarisë.
Lajmin për mediat e ka konfirmuar Diturie Hoxha, zyrtare për media në Federatën e futbollit të Kosovës. Ajo ka thënë se këto të dhëna i kanë marr nga kompania që po e bënë shitjen e biletave online.
Kosovë – Bullgari, luhet me 25 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13,500 ulëse dhe ashtu si në Ligën e Kombeve, djelmoshat e Kosovës do të kenë përkrahje të jashtëzakonshme nga “Dardanët” edhe në kualifikueset për “Euro 2020”.
I stërmbushur stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë edhe për miqësoren e 21 marsit me Danimarkën. /©Kabllogrami/