Pas ndeshjeve zyrtare të muajit Qershor, përfaqësuesja e Kosovës ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e zhvilluara.
Së pari Kosova luajti në udhëtim te Mali i Zi ku barazuan 1-1, ndërsa ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ndeshjen e dytë e zhvilloi në udhëtim te Bullgaria ku morën një fitore spektakolare 3-2 në minutat e fundit të lojës.
Falë këtyre dy rezultateve pozitive Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një tjetër rekord në ranglistën e FIFA-s.
Ekipi ynë përfaqësues është ngritur për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s dhe tani ndodhet nga vendi 127 ku ishte më parë – në vendin e 121-të, pozitë në të cilën kurrë më parë s’kishte qenë deri tashti.
Kosova tani zë pozitën e 121-të në ranglistën e FIFA-s me 1149 pikë të grumbulluara.
Pra, për Kosovën ky është një rekord i ri, pasi asnjëherë deri më tani nuk ishte më lart në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.
Në anën tjetër fatkeqësisht Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për katër pozita.
Kuqezinjtë nga pozita e 62-të që kishin muajin e kaluar tani ndodhën në pozitën e 66-të. /©Kabllogrami/