Pёrfaqёsuesja e Kosovës nё futboll, ciklin e lojёrave pёr vitin 2019 do ta fillojë me një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Danimarkës, bёn tё ditur Kabllogrami
Ndeshja do të zhvillohet në muajin mars në Prishtinë, nё stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri”.
E kontaktuar nga gazeta express, FFK-ja ka thënë se akoma njё gjё e tillё ёshtё e pakonfirmuar, por punёt janё afёr konfirmimit, dhe se janё nё bisedime me federatën daneze për caktimin e kësaj miqёsoreje. Pritet vetёm zyrtarizimi.
Nëse arrihet marrëveshja për takimin mes dy kombëtareve, atëherë miqësorja mes Kosovës e Danimarkës pritet të zhvillohet mes datave 21 dhe 23 marsit të vitit të ardhshëm.
Derisa t’ju rikujtojmë se Kosova luan ndeshjen e parë për kualifikime të Euro 2020 më 25 mars ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nё kryeqytet. /©Kabllogrami/