Kosova në fokusin e takimit të sotëm Pompeo-Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Mediet serbe raportojnë se Kosova do të jetë tema kyqe e diskutimit në takimin ndërmjet Pompeos dhe Vuçiqit, transmeton Kabllogrami.

Sipas raportimeve, Vuçiq në takim me Pompeon do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë dhe heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Kosova.

“Presidenti Vuçiq do të kërkojë nga forca më e madhe e botës që të ketë një qasje të ekuilibruar dhe të drejtë për zgjidhjen e krizës në Kosovë”, shkruan Blic.

Sipas “Blic” i cili i referohet gazetës “Novosti”,  shkruan se takimi i sotëm është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në heqjen e taksës.

Por mediat serbe nuk përmendin fare se ҫfarë mund të kërkojë Pompeu nga Vuҫiq, derisa s’ka shpëtuar as kësaj here pa folur një nga propaganduesit e zjarrtë të politikave fashiste të Millosheviqit, i vetquajtuar gazetar-analist i ҫështjeve ushtarake, Mirosllav Llazanski (Llaza në skija), tash i shpërblyer me postin e ambasadorit serb në Moskë, i cili nga këndi i vet ka thënë se përderisa Pompeu e thëret Vuҫiqin në baza të tilla, kjo do të thotë se, gjithnjë sipas tij, se kjo ftesë për dialog do të thotë se Amerika nuk e konsideron akoma të kryer ҫështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment