Kosova ka bërë një lojё tё madhe duke e mposhtur Maltёn nikoqire me rezultat tё thellё 5 : 0, në kuadër të Ligës së Kombeve, për ta mbajtur kёshtu kreun e tabelës në Grupin 3 tё Ligёs D, raporton Kabllogrami
Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15 pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më efikase, duke shënuar katër herë.
Në minutën e 70 Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin kundërshtar.
Për dy minuta shënoi dy herë Donis Avdijaj, pas asistimit nga Muriqi e Rashica. Avdijaj shënoi golin e parё nё minutёn e 78, derisa dy minuta mё pas edhe tё dytin. Milot Rashica pёrmbylli goleadёn nё minutёn e 86 tё takimit.
Rivali i Kosovёs pёr kreun nё grup, Azerbejxhani fitoi 2:0 ndaj Ishujve Faroe, dhe ka dy pikё mё pak se Kosova qё prinё nё grup me 11 pikё.
Kosovёs i duhet tё paktёn njё barazim pёr ta siguruar vendin e parё nё grup, nё ndeshjen e fundit të grupit ku të marten e pret ndjekёsin e parё Azerbajxhanin në duelin që mund të vendosë për vend të parё nё grup dhe kualifikimet tutje pёr Euro 2020. /©kabllogrami.com/