Sapo ka pёrfunduar ndeshja e xhiros sё fundit nё grupin C, liga D, ndёrmjet Kosovёs dhe Azerbejxhanit, me fitore tё thellё tё Kosovёs me rezultat 4:0, raporton Kabllogrami
Kosova e nisi mirё ndeshjen futbollistike kundёr Azerbajxhanin pasi që arriti të shënoi qysh në minutën e dytë të takimit.
Një asist i Kolollit dhe një goditje maestrale e Zenelit në këndin e djathtë të portës bën që Kosova të kaloi e para në epërsi qysh nё nisje tё takimit.
Pas golit Kosova arriti që ta kontrollojë shumë mirë pjesёn e parё tё takimit.
Azerbajxhani rastin më të mirë e pati në minutën e 40’të por Muriçi bëri një pritje fenomenale.
Pёrkundёr pёrpjekjeve pёr posedim tё topit tё lojtarёve tё Azerbajxhanit, Kosova arriti ta administronte si duhet pjesёn e parё tё takimit që nga fillimi i saj.
Kosova arriti tё shёnojё edhe golin e dytё me tё filluar pjesa e dytё e takimit, konkretisht, shёnoi Arbёr Zeneli pas njё asistimi tё Vedat Muriqit nё minutёn e 50 tё takimit.
Kosova ishte e furishme edhe nё vazhdim tё pjesёs sё dytё tё takimit duke shёnuar edhe golin e tretё. Golin e shёnoi mbrojtёsi Rrahmani nё minutёn e 61, pas njё asistimi tё Benjamin Kolollit.
Pokeri i Kosovёs ndaj Azerbejxhanit u arrit nё minutёn e 76 tё takimit kur shёnoi Arbёr Zeneli njё gol tё bukur, pas njё asistimi tё Hekuran Kryeziut. Lojё e mrekullueshme e Arbёr Zenelit i cili nё kёtё ndeshje arriti tё shёnojё het-trikun e parё pёr pёrfaqёsuesen e Kosovёs.
Tashmё Kosova arriti sukses historik duke fituar grupin C tё Ligёs D dhe do tё shkojё nё kualifikime pёr Kampionatin Evropian tё Futbollit 2020, ku do tё takohet me Maqedoninё, nё fushёn e kёsaj tё fundit. /©kabllogrami/