Komuna e Prishtinës shpërndanë drunjë për nevojtarët

Komuna e Prishtinës ka nisur shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë. Kështu ka thënë Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti, i cili ka bërë të ditur se 86 familje do të marrin drunjë, transmeton Kabllogrami.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në rrjetin social Facebook:

“Sot ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë. Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunj të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment