Kompania qё kopjoi dizajnin e logos sё FSK-sё, e hoqi menjёherё pas reagimeve se do tё paditet

Kompania private e sigurimit në Amerikë, American Premier Security, që kishte kopjuar dizajnin e emblemës së FSK-së, e ka hequr logon nga webfaqja e saj zyrtare. Sot gjatё ditёs u bё zhurmё e madhe nё media dhe rrjetet sociale lidhur me çёshtjen se kush kujt ia ka vjedhur logon, raporton Kabllogrami.

Lajmin se kompania amerikane e sigurimeve e ka hequr logon e vjedhur nga FSK-ja e ka bёrё tё ditur vet Albian Gagica qё jeton nё SHBA, pronar i kompanisë “INIT”, kompani që krijoi dizajnin e emblemës së FSK-së, e që ishte pothuaj identike me atë të kompanisë amerikane.

Albiani sot me herёt gjatё ditёs kishte thёnё se kjo logo ёshtё krijim origjinal i tyre i bёrё nё vitin 2009 me shumё skicime, punё e pёrkushtim dhe se po provon ta kontaktojё kompaninё amerikane nё lidhje me plagjiatin e logos sё tyre duke thёnё tutje se, nëse kompania amerikane s’e largon logon e vjedhur të FSK-së do të paditet.

Duket se insistimi dhe pohimet e Albianit dolёn tё jenё tё sakta. “Kompania në fjalë e hoqi logon prej uebfaqes së tyre. Tash a po na besoni? #Ligji. Kosovë mos ki frikë se ki djem në Amerikë”, ka shkruar Gagica në Facebook.

Pra siç thamё me herёt, pas publikimit të ngjashmërisë mes dy logove, Gagica kishte paralajmëruar padi ndaj kompanisë amerikane dhe se dёnimet atje nё vlerё monetare tё dёmshpёrblimit pёr plagjiat apo vjedhje tё sё drejtёs sё autorit dhe pronёsisё intelektuale dinё tё jenё drakonike, andaj kompania amerikane duke i ditur kёto rrethana ёshtё ngutur ta hjek logon nga web-i i tyre. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment