Kombëtarja e Shqipërisë mposhtet nga Islanda

Pas ndeshjes zhgënjyese të cilën e zhvilloi mbrëmë përfaqësuesja e Kosovës në stadiumin e Podgoricës pa shikues, kundër Malit të Zi duke remizuar, edhe Shqipëria ka lënë përsëri shije të hidhur duke pësuar humbje në udhëtim tek Islanda, në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

1 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, në favor të Islandës nikoqire.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Gudmundsson, kur po luhej minuta e 22 e takimit.

Shqipëria nga tri ndeshje në Grupin H ka dy humbje e një fitore, dhe me 3 pikë mban vendin e katërt në grup, derisa Kosova në vendin e tretë ka dy pikë në grupin e saj nga po aq ndeshje, ndërsa ndeshjen e radhës do ta luajë të hënën më 10 qershor si mysafire e Bullgarisë. /©Kabllogrami/

Comments (0)
Add Comment