Në zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit për herë të parë partitë politike shqiptare, dalin të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Përfaqësuesit e koalicionit i vlerësojnë zgjedhjet e së dielës më 3 Mars, si një referendum që përcakton të ardhmen e komunitetit shqiptar në rajonin e Malësisë.
Në zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit në Malësi, për herë të parë partitë politike shqiptare, dalin të bashkuar në koalicionin “ Malësia na Bashkon”.
Bartësi i Koalicionit “Malësia na Bashkon”, Nik Gjeloshaj këto zgjedhje i cilëson si historike dhe si referendum për kahjen e zhvillimit të Malësisë pas rikthimit të statusit të komunës së plotë të Tuzit.
Edhe Fadil Kajoshaj, përfaqësuesi i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, si dhe Nikollë Camaj, anëtar i Forumit Shqiptar thonë se më në fund pasi janë plotësuar kërkesat e shqiptarëve për Tuzin si komunë e pavarur, edhe spektri politik shqiptar duhet të jetë unik dhe të fitohet bindshëm kjo komunë shqiptare, prandaj këto zgjedhje cilësohen si historike. /©Kabllogrami/