Dje dhe pardje, mё datën 1 dhe 2 dhjetor u mbajt turneu ndërkombëtar i Taekwondos Hereya Open 2018 në Sofia, kryeqytetin e Bullgarisё.
Ekipi i Kosovës u përfaqësua në këtë garë me 16 garues, në kategoritë për fëmijë, kadetё, juniorё dhe seniorё.
Pjesëmarrës ishin afër 1000 garues nga shtete të ndryshme.
Ekipin e Kosovёs e pёrfaqёsonin trajnerët Flamur Visoka dhe Arsim Agushi, derisa fitues tё medaljeve ishin: 1.Denis Bllaca, medalje të artë; 2.Elda Zeqiri, medalje të argjendtë; 3.Natyra Kadriu, medalje të argjendtë; 4.Lea Aliu, medalje të bronztë; 5.Jon Gashi, medalje të bronztë; dhe 6.Arnis Agushi, medalje të bronztë. /©Kabllogrami/