Klubet e Premier Ligës duhet ti kthejnë parat e drejtave televizive

Klubeve të Premier Ligës Angleze u është thënë se mund të paguajnë rreth 340 milion transmetuesve vendas dhe ndërkombëtarë – edhe nëse sezoni futbollistik rifillon pas dyerve të mbyllura.

Zyrtarët e klubit u takuan të hënën për të vazhduar bisedimet në “Rinisjen e Projektit”.

Drejtorët e ligës thanë që kundërshtimet e tyre ndaj stadiumeve neutrale ishin dëgjuar dhe se ata do t’u kërkonin autoriteteve të heqin idenë.

Por, një “restriksion” për sezonin u diskutua për herë të parë.

Rimbursimi i të drejtave televizive parashikohet pasi ndeshjet nuk po zhvillohen siç pritej – do të thotë ato do të luhen pa tifozë dhe në orare të ndryshme nga ato të planifikuara fillimisht.

Klubet e Premier Ligës do të fitojnë një total prej 9.2 miliardë funtesh nga transmetuesit për ciklin 2019-22.

Shefi ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Masters kishte parashikuar më parë humbjen e “të paktën 1 miliardë funteve” nëse Premier Liga dështon ta përfundonte sezonin 2019-20.

“Ne ishim në gjendje të përditësojmë me informacione klubet tona për situatën tonë me transmetuesit, gjë që është padyshim konfidenciale,” tha Masters të hënën.

“Çfarëdo që të ndodhë, do të ketë humbje të konsiderueshme të të ardhurave për klubet. Kjo është e pashmangshme.

“Ne ishim në gjendje të parashikonim një situatë në lidhje me atë që se çka do të ndodhte në skenarë të ndryshëm, duke u luajtur sezoni apo jo, për të mundësuar që edhe klubet të kishin një pamje sa më të mirë të situatës në përgjithësi.

“Por për sa i përket vlerësimit tim, nuk dua ta bëj atë sot”.

©Kabllogrami

Comments (0)
Add Comment