Presidenti i Serbisё Vuçiq nga njё nacionalist ekstrem tash luan rolin e tё moderuarit kinse ёshtё pёr paqe etj etj, por ndonёse nё kёtё rol tё ri “tё njeriut paqёsor” ai pas vet vetes la dy klonё tё tij: Aleksandar Vulinin dhe Marko Gjuriqin qё tё kujtojnё Vuçiqin nga koha kur s’kishte poste tё pushtetit – njё nacionalist ekstremisht i ndyrё qё promovonte, pёrkrahte dhe mbronte gjithё fushatat e krimet serbe deri nё gjenocid kundёr popujve tjerё nё ish-Jugosllavi.
Kёshtu, i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës zyrë pёr Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Kosova do ta paguajё shtrenjtё mos arritjen e kompromisit, duke shtuar se Serbia e do arritjen e kompromisit me Kosovën, por është e qartë se shqiptarët e Kosovës këtë s’e duan.
“Ata po shkojnë rrugës së konfliktit dhe imponimit të zgjidhjes. Mendoj se kështu nuk të arrihet te paqja dhe mund të ndodhë që në të ardhmen të paguajnë çmimin e lartë për mosgatishmërinë që të arrihet kompromisi. Serbia, përkundër kësaj, e do arritjen e kompromisit”, ka thënë Gjuriqi për tv Pink.
Ka shtuar se në vitin 2019 është planifikuar që t’i ndihmohet çdo mjedisi serb në Kosovë në mënyrë që të krijohet baza materiale që njerëzit të mbeten në shtëpitë e veta.
Ai ka shtuar se Mitrovica do të bëhet Qendrën klinike më moderne, Graçanica me spital të ri, Trepça edhe me një repart dhe fabrikë të re akumulatorësh. /©Kabllogrami/