KJO ËSHTË PROJEKT – REZOLUTA  PËR DIALOG MES PSD-SË DHE NISMA-S

Partia Socialdemokrate, NISMA Socialdemokrate, janë pajtuar për tekstin e Projekt-Rezolutës mbi Procesin e Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentacionin e propozuar theksohet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në:

“Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO”.

Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

Po ashtu sipas kësaj Projekt-Rezolutës, ndër të tjera thuhet se Delegacioni Shtetëror do të përbëhet nga 11 anëtarë të positës dhe opozitës. /©Kabllogrami/

 

Comments (0)
Add Comment